Zyrtare: Ivan Rakitic është futbollisti i parë që largohet nga Barcelona, transferohet te ky klub

Sevilla e ka ritransferuar mesfushorin kroat, Ivan Rakitic nga Barcelona për një shumë fillestare prej 1.5 milion eurove, transmeton Periskopi. Klubi andaluzian e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Barcën të martën, që nënkupton se ai do të rikthehet në ‘Ramon Sanchez-Pizujan’ para sezonit të ri. Shuma totale e transferimit mund të shkojë deri […]
Sevilla e ka ritransferuar mesfushorin kroat, Ivan Rakitic nga Barcelona për një shumë fillestare prej 1.5 milion eurove, transmeton Periskopi.
Klubi andaluzian e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Barcën të martën, që nënkupton se ai do të rikthehet në ‘Ramon Sanchez-Pizujan’ para sezonit të ri.
Shuma totale e transferimit mund të shkojë deri në 10 milionë euro, përfshirë bonuset, me Rakiticin që ka nënshkruar kontratë katër-vjecare me klubin. /Periskopi.com/












