Zbulohet kundërshtari i Dritës nëse mposht Sileksin, e pret ‘mision i pamundur’

Aktualisht është duke u mbajtur shorti për raundin e tretë kualifikues të Europa Leagues. Tashmë dihet se në raundin e dytë Drita do të ndeshet me Sileksin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi. Ndeshja zhvillohet më 17 shtator nga ora 20:00 dhe luhet në Maqedoni. Nëse gjilanasit e kalojnë këtë sfidë me sukses, atëherë do […]
Tashmë dihet se në raundin e dytë Drita do të ndeshet me Sileksin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi.
Ndeshja zhvillohet më 17 shtator nga ora 20:00 dhe luhet në Maqedoni.
Nëse gjilanasit e kalojnë këtë sfidë me sukses, atëherë do të ndeshen me polakët e Legia Varshavës në raundin e tretë, që konsiderohet një kundërshtar shumë i fortë dhe me përvojë në Evropë.
Ndeshja e parë luhet në Poloni. /Periskopi.com/
















