Zbulohen datat e ‘El Clasicos’ për edicionin 2020/21

Real Madridi ka mësuar datat kyce të sezonit ku do ta mbrojë titullin, përfshirë takimet me rivalin Barcelonën. Sezoni 2020/21 në La Liga do të fillojë më 12 shtator, me Barcelonën dhe Real Madridin që priten të takohen në ‘Clasicon’ e parë të sezonit në tetor, transmeton Periskopi. Kampionit në fuqi, Real Madridit do t’i […]
Sezoni 2020/21 në La Liga do të fillojë më 12 shtator, me Barcelonën dhe Real Madridin që priten të takohen në ‘Clasicon’ e parë të sezonit në tetor, transmeton Periskopi.
Kampionit në fuqi, Real Madridit do t’i shtyhet starti i sezonit, sic do të ndodhë me të gjitha skuadrat që luajtën deri vonë në Champions League, teksa do të pushojë në javën hapëse.
Si rezultat, ndeshja e Realit me Getafen, ajo e Barcelonës kundër Elches dhe takimi i Atletico Madridit me Sevillan do të shtyhen, teksa përballjet e tjera fillojnë më 11 dhe 12 shtator.
Sidoqoftë, ”Los Blancos” nuk do të presin gjatë për ndeshjen e parë me Barcën, me dy rivalët që do të takohen për herë të parë në sezonin e ri më 25 tetor në ”Camp Nou”.
Ndeshja e kthimit luhet në prill, teksa Barcelona do ta vizitojë ”Santiago Bernabeun” në fund të fushatës. /Periskopi.com/












