Vjen reagimi i Milot Rashicës para ndeshjes me Moldavinë

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka arritur në Parma të Italisë, ku e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes. Para ndeshjes së nesërme, ylli i Kombëtares, Milot Rashica, prania e të cilit për dy ndeshjet e Kosovës u diskutua shumë – ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku sipër fotografisë me yjet e tjera […]
Para ndeshjes së nesërme, ylli i Kombëtares, Milot Rashica, prania e të cilit për dy ndeshjet e Kosovës u diskutua shumë – ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku sipër fotografisë me yjet e tjera shkroi, ‘Jemi gati’.
Kujtojmë se, Rashica do t’i dalë në ndihmë Kosovës vetëm në ndeshjen kundër Moldavisë, e cila zhvillohet në Itali, teksa mungon në ndeshjen që zhvillohet në Kosovë, kundër Greqisë. /Periskopi












