Vedat Muriqi përkrah nuses në Prizren, nuk luan sonte kundër Greqisë

Kombëtarja e Kosovës do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e top sulmuesit, Vedat Muriqi për ndeshjen kundër Greqisë që luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’. Takimi fillon nga ora 20:45, teksa sulmuesi i Fenerbahces nuk u paraqit as në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, kundër Moldavisë që u luajt […]
Takimi fillon nga ora 20:45, teksa sulmuesi i Fenerbahces nuk u paraqit as në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, kundër Moldavisë që u luajt në Itali, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, ai tashmë është në Kosovë dhe është fotografuar në një aheng familjar apo dasmë në Prizren.
Fotoja e publikuar nga ‘Sporti në KlanKosova’ sugjeron se ish-ylli i Lirisë mori pjesë në një aheng në vendlindjen e tij, derisa shihet përkrah nuses me vello.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













