Vedat Muriqi nuk luan sonte por ka një mesazh para ndeshjes me Moldavinë

Vedat Muriqi tashmë dihet se do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që sonte Kombëtarja e Kosovës e luan kundër Moldavisë, në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali. Arsyeja pse kjo përballje luhet në Itali dhe jo në Moldavi, është për faktin se kjo e fundit nuk e njeh si shtet të Pavarur e […]
Vedat Muriqi tashmë dihet se do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që sonte Kombëtarja e Kosovës e luan kundër Moldavisë, në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali.
Arsyeja pse kjo përballje luhet në Itali dhe jo në Moldavi, është për faktin se kjo e fundit nuk e njeh si shtet të Pavarur e Sovran Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, Muriqi mungon sonte për shkak të një lëndimi që e pësoi i angazhuar me Fenerbahcen, por nuk ka hezituar të përkrah shokët e tij nga distanca.
Shikoni më poshtë postimin e tij në Twitter.
#forcaKosov??#besabesë?? pic.twitter.com/Hc5Sv2zG0H
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 3, 2020
Kujtojmë se ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/












