Vedat Muriqi ‘godet’ ashpër Fenerbahcen, kërkon largim nga skuadra

Vedat Muriqi ka pranuar se është paksa i “frustruar” me negociatat në mes të Fenerbahçes dhe Lazios. Marrëveshje thuhet së është bërë para disa jave me 18 milionë euro që do të paguajë Lazio, por bisedimet vazhduan dhe ende nuk janë zhbllokuar për të arritur të marrëveshja finale. Ato pritet që të vonohen pasi Fiorentina […]
Vedat Muriqi ka pranuar se është paksa i “frustruar” me negociatat në mes të Fenerbahçes dhe Lazios.
Marrëveshje thuhet së është bërë para disa jave me 18 milionë euro që do të paguajë Lazio, por bisedimet vazhduan dhe ende nuk janë zhbllokuar për të arritur të marrëveshja finale.
Ato pritet që të vonohen pasi Fiorentina pritet që të bëj ofertë për sulmuesin, por zemra e të cilit vazhdon të rrah për Lazion.
“Lazio luan për Serie A dhe do të jetë në Ligën e Kampionëve, kështu që ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time”, i ka thënë Muriqi gazetarit turk Ertan Suzgun.
“Negociatat po zvarriten për kohë të gjatë dhe kam filluar të zhgënjehem me këtë situatë. Dëshiroj të largohem nga Fenerbahçe në mënyrë pozitive dhe ata do të mund të më shisnin gjashtë herë më shumë se çmimi që më kanë blerë, kështu që nuk e kuptoj pse kjo gjë po zgjat kaq gjatë”.
“Vetëm shpresoj që të kryhet sa më shpejt që është e mundur. Unë kam qëndruar jashtë bisedimeve, ashtu si ka kërkuar klubi”, ka thënë në fund Muriqi.












