Van de Beek ‘gjunjëzon’ Ajaxin, ylli i shtatë i shitur këtë sezon

Kush e ka radhën? Me Donny van de Beek te Manchester United, Ajax-i ka shitur yllin e radhës të asaj skuadre që vetëm dy vite më parë ka gjunjëzuar gjigantët e Europës dhe ka qenë një hap larg finales së Champions League. Një eksod që mund të vazhdojë gjatë kësaj merkatoje, duke parë se si […]
Kush e ka radhën?
Me Donny van de Beek te Manchester United, Ajax-i ka shitur yllin e radhës të asaj skuadre që vetëm dy vite më parë ka gjunjëzuar gjigantët e Europës dhe ka qenë një hap larg finales së Champions League.
Një eksod që mund të vazhdojë gjatë kësaj merkatoje, duke parë se si Onana dhe Tagliafico kanë dhënë mesazhe të qarta në lidhje me të ardhmen e tyre.
Klubi holandez ka përfituar 247 milionë euro deri tani nga shitja e shtatë yjeve.
Ja lojtarët e shitur nga sezoni i mrekullive:
Veltman (te Brighton për një milion)
De Ligt (tek Juventus për 85.5 milionë)
Van De Beek (te Manchester United për 39 milionë)
Schone (te Genoa për 1.5 milionë)
De Jong (te Barcellona për 75 milionë)
Ziyech (te Chelsea për 40 milionë)
Sinkgraven (te Leverkusen për 5 milionë)












