TV të drejtat e Superligës, lajmi më i mirë i viteve të fundit

TV të drejtat e Superligës, lajmi më i mirë i viteve të fundit

Shkruan: Andin Lokaj Morrën fund dallaveret e një mediumi që bënte çka donte në shtetin tonë, madje disa vite operoi edhe ilegalisht në territor të huaj. Ende po vepron, por jo me Superligë më. Dhe e di që kjo i dhemb shumë ngase ishte mësuar keq. Si fëmiu kur lazdrohet ishte mësuar ajo Kompani. Pas […]

Morrën fund dallaveret e një mediumi që bënte çka donte në shtetin tonë, madje disa vite operoi edhe ilegalisht në territor të huaj.

Ende po vepron, por jo me Superligë më.

Dhe e di që kjo i dhemb shumë ngase ishte mësuar keq. Si fëmiu kur lazdrohet ishte mësuar ajo Kompani.

Pas 8 viteve terri gjatë së cilës periudhë gjërat nuk ndryshuan aspak për të mirën e futbollin tonë, më në fund shfaqet një dritë në tunell.

Gjatë këtyre 10 viteve sa është e pranishme ajo platformë e territ në vendin tonë, përfituan vetëm disa individë të lidhur për interesa të tyre të ngushta. Këtë ua kishte mundësuar edhe i ndjeri Vokrri i cili mendonte se do të hecnin gjërat përpara, por nuk ndodhi ashtu. Madje unë i pata njoftuar me Vokrrin se veq në ëndërr e kishin pas pa.

Gjatë 5 viteve sa e drejtova filialën kishte shumë cenzurë në shumë raporte nga terreni, kronikat që bëheshin i kontrollonte Tirana me “Volejbollistë” udhëheqës.

Dhe mos të më shet fillozofi najkush që nuk është kështu, sepse unë kam qenë sebep i hapjes së filialës në Prishtinë. Gabim fatal dhe naiv nga ana ime e kam pranu edhe publikisht. Por njeriu mëson. Jeta e mëson me gjëra të reja.

Të drejtat televizive që i fitoi Kompania jonë Art Motion është lajmi më i mirë i viteve të fundit që ka mundur ti ndodhë shtetit tonë.

Atyre që ju themi lamtumirë i falenderojmë për shitje patriotizmash të rrejshëm

kuq e zi me vjet e vjet vetëm për të mashtruar popullin e shkretë kosovar që ende beson në to. Morri fund ajo punë.

Kontrata e Kompanisë kosovare është më serioze që deri më tani që ka pranuar Federata jonë e futbollit.

Klubet vetëm nëse tregohen egoiste nuk do ta përqafojnë realitetin e ri.

Deri më tani secili klub kishte përfituar nga 22 mijë e 500 euro për 1 vit kalendarik, ndërsa me kontratën e re të Art Motion brenda 10 muajsh do të përfitojnë nga 38 mijë euro.

Urime fituesit, lamtumirë humbësit

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova