Trajneri i Moldavisë kritikon ashpër gjyqtarin kryesor dhe futbollistët e Kosovës

Trajneri i Moldavisë kritikon ashpër gjyqtarin kryesor dhe futbollistët e Kosovës

Përzgjedhësi i Moldavisë, Engin Firat, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. Firat ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Kosovën e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve. Ai shprehu […]

Firat ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Kosovën e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ai shprehu indinjatën e tij me gjyqtarin kryesor dhe me futbollistët e Kosovës, të cilët sipas tij në një moment të pjesës së dytë, nuk u treguan aspak korrekt. “Dy gjëra janë të rëndësishme për t’u diskutuar. Në fillim, gjyqtari duhej ta përjashtonte një futbollist të Kosovës në pjesën e parë, por nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Nëse kundërshtari do të mbetej me 10 futbollistë, rezultati do të ishte ndryshe, sidomos pasi që ne po fitonim 1:0”, ka thënë fillimisht Firat në konferencë.

“Gjëja e dytë e rëndësishme është se të gjithë në futbollin evropian duhet të flasin për ‘fair-play’, por për mua nuk ka sens kur vërtetë nuk ka ‘fair-play’. Ne kishim një lojtar të lënduar, dërguam topin jashtë, ndërsa Kosova mori topin që na takonte neve dhe shënoi për 1:1, ndoshta jo në aksionin e parë por në të dytin. Ata shënuam kur ne ishim me 10 futbollistë në fushë”.

Megjithatë, përzgjedhësi i Moldavisë theksoi se barazimi është pozitiv për ekipin e tij në fillim të kampanjës së edicionit të dytë në Ligën e Kombeve. “Ne luajtëm ndaj një rivali të fortë, por jam i zhgënjyer sepse mund ta mbanim epërsinë apo të shënonim golin e dytë me anë të kundërsulmit” Megjithatë, duke parë fuqinë e lojtarëve të Kosovës, pasi kanë vërtetë futbollistë shumë të mirë, barazimi është rezultat i mirë për ne”, përfundoi trajneri i Moldavisë. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova