Tifozët e Barcelonës presin Pjanic, por trajneri Koeman shpjegon gjendjen e boshnjakut

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, foli në prag të trofeut Gamper. Blaugrana do të luajë kundër Elche dhe holandezi ka komentuar sidomos situatën e lidhur me Miralem Pjanic. “Ai është në skuadër, por nuk është gati të luajë nga minuta e parë, nuk është në 100%! Por ai mund të luajë nesër disa minuta”. Trajneri […]
Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, foli në prag të trofeut Gamper.
Blaugrana do të luajë kundër Elche dhe holandezi ka komentuar sidomos situatën e lidhur me Miralem Pjanic.
“Ai është në skuadër, por nuk është gati të luajë nga minuta e parë, nuk është në 100%! Por ai mund të luajë nesër disa minuta”.
Trajneri holandez gjithashtu foli për kundërshtarët dhe mungesën e publikut: “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Mezi pres të luaj këtë ndeshje: do të jetë një provë interesante pasi ne luajmë kundër një ekipi të kategorisë së parë. Sa keq për mungesën e publikut, me fansat do të kishte qenë ndryshe”.












