Sot zhvillohet një superndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës, një tjetër shtyhet

Ndeshja Trepça’89 – Arbëria hapi edicionin e sivjetmë në elitën e futbollit kosovar e cila u zhvillua ditën e premte. Ai takim u mbyll me fitoren e mysafirëve e rezultat 0:2. Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje tjera, Prishtina – Drenica (3:0) dhe Besa – Ballkani (1:4). Sot në program ishin paraparë dy takime tjera […]
Ndeshja Trepça’89 – Arbëria hapi edicionin e sivjetmë në elitën e futbollit kosovar e cila u zhvillua ditën e premte. Ai takim u mbyll me fitoren e mysafirëve e rezultat 0:2.
Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje tjera, Prishtina – Drenica (3:0) dhe Besa – Ballkani (1:4). Sot në program ishin paraparë dy takime tjera të javës së parë, por që do të zhvillohet vetëm një.
Në Drenas nga ora 13:30, Feronikeli e pret skuadrën e Gjilanit, dy skuadra këto që kanë bërë bukur shumë investime me synime për ta fituar titullin e kampionit.
Takimi tjetër ishte ai ndërmjet Dritës e Llapit, por për shkak të angazhimeve të Dritës në garat e Ligës së Evropës, kjo ndeshje është shtyrë për një datë tjetër.












