Shtohet presioni mbi grekët, shpaloset shqiponja dykrenare

Përballja me Greqinë nuk ka mundur t’i shpëtojë as ndjesive patriotike në Kosovë. Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit. Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë […]
Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit.
Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë japin mesazhin se Greqia sot do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.
Kujtojmë që tifozët e Kosovës kanë ndezur atmosferën para sfidës me kombëtaren helene. “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Shaland do të kërkojnë medoemos fitoren ndaj Greqisë pas barazimit me Moldavinë 1-1.













