Shkëndija kërkoi shtyrjen e ndeshjes së sotme, ja pse nuk ndodhi

Shkëndija e pret në shtëpi, në orën 15:30, Akademija Pandev, në kuadër të kampionatit maqedonas. Klubi vendas kishte kërkuar shtyrjen e takimit nga instancat përkatëse, pasi me datën 24 shtator luhet në Shkup 90 minutëshi i rrethit të tretë të Europa League ndaj Tottenham. Përgjigjen e zbulon Besart Ibraimi i Shkëndijës, i cili në një […]
Shkëndija e pret në shtëpi, në orën 15:30, Akademija Pandev, në kuadër të kampionatit maqedonas.
Klubi vendas kishte kërkuar shtyrjen e takimit nga instancat përkatëse, pasi me datën 24 shtator luhet në Shkup 90 minutëshi i rrethit të tretë të Europa League ndaj Tottenham. Përgjigjen e zbulon Besart Ibraimi i Shkëndijës, i cili në një intervistë për Super Sport shprehet se rivali nuk e pranoi këtë gjë.
”Donim ta shtynim ndeshjen, por nuk ramë dakord. Federata ra dakord, gjithashtu dhe ne, por Akademija Pandev nuk donte”, shprehet sulmuesi 33 vjeçar.












