Shkëndija e Tetovës kualifikohet në raundin e tretë të Europa League

Shkëndija e Tetovës bën mrekullinë përballë Botosanit, fiton 0-1 në fushën e skuadrës rumune dhe kualifikohet në raundit e tretë të Europa Leagues. Një sukses i vuajtur, por i merituar, i ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka, që u detyrua të luante në inferioritet numerik nga minuta e 67-të, pas ndëshkimit të Alimit me kartonin […]
Shkëndija e Tetovës bën mrekullinë përballë Botosanit, fiton 0-1 në fushën e skuadrës rumune dhe kualifikohet në raundit e tretë të Europa Leagues. Një sukses i vuajtur, por i merituar, i ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka, që u detyrua të luante në inferioritet numerik nga minuta e 67-të, pas ndëshkimit të Alimit me kartonin e dytë të verdhë.
Golin që vendosi kualifikimin e kuqezinjve tetovarë e shënoi Besart Ibrahimi që në minutën e 2-të me një parabolë të jashtëzakonshme, të cilën shpesh e kemi parë të realizoi Lionel Messi.
Gjithsesi, meritë të veçantë kishte pa dyshim portieri Zahov, që bëri disa herë mrekullinë, sidomos pas ndëshkimit të Alimit me të kuq. Mund të veçohet rasti i minutës së 72-të, kur vendasit nuk mund t’iu besonin syve kur portieri i Shkëndijës shfaqi cilësitë e tij më të mira, duke shmangur një gol të sigurt. E ligjshme festa e kuqezinjve pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, teksa në raundin e tretë do të përballen me fituesin e çiftit Lokomotiv Plovdiv – Tottenham.













