Sadiku bëhet me klub të ri

Armando Sadiku është bërë me klub të ri, duke u transferuar në klubin turk Erzurumsporit, shkruan Insporti. Klubi elitar turk e ka zyrtarizuar ardhjen e futbollistit shqiptar me anë të rrjeteve sociale. “Ramë dakord me Armando Sadikun për parimin. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t ‘ i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit […]
Klubi elitar turk e ka zyrtarizuar ardhjen e futbollistit shqiptar me anë të rrjeteve sociale.
“Ramë dakord me Armando Sadikun për parimin. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t ‘ i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares”, shkruhet në njoftimin zyrtar në “Facebook”.
Kujtojmë që Erzurumspor u ngjit në elitën e futbollit turk këtë edicion që lamë pas.
Sadiku, sulmuesi shqiptar pritet të marrë rolin e protagonistit te kjo skuadër, pas edicionit mjaft të mirë në Spanjë te Malaga.












