Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, trajneri sulmon lojtarin

Ndeshja miqësore ndërmjet dy skuadrave shqiptare Turbina – Dinamo nuk e ka gjetur fundin, pas një përleshje që ka ndodhur në fushë. Edhe pse ishte një miqësore, ky takim ishte vlerësuar maksimalisht si takim kampionati sidomos nga miqtë. Loja ka nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar […]
Ndeshja miqësore ndërmjet dy skuadrave shqiptare Turbina – Dinamo nuk e ka gjetur fundin, pas një përleshje që ka ndodhur në fushë.
Edhe pse ishte një miqësore, ky takim ishte vlerësuar maksimalisht si takim kampionati sidomos nga miqtë. Loja ka nisur plotë tension dhe ndërhyrje shumë të rënda, gjë që gjyqtari nga Elbasani është detyruar të nxjerrë kartona për t’i frenuar, ka njoftuar “Panorama Sport”.
Kulmi i sherrit dhe i përplasjes ka qenë kur trajneri i portierëve të Dinamos, Mario Bytyçi është turrur, duke u përplasur me mesfushorin e Turbinës, Albi Kolldashi, gjë që më pas ka plasur sherri dhe më pas takimi është ndërprerë. Një përplasje kjo e pakuptimtë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.













