Real Madridi po mundohet ta fshijë Gareth Balen nga ‘faqja e dheut’ – e largon emrin e tij krejtësisht nga klubi

Gareth Bale nuk ka të ardhme te Real Madridi. Kjo ka qenë e qartë për një kohë të gjatë. Pavarësisht se kontriboi në katër trofe të Champions League, dy tituj të La Ligas, një Copa del Rey dhe dy Super Kupa, uellsiani është jashtë listës së të preferuarve të Zinedine Zidane, transmeton Periskopi. Zidane thjesht […]
Pavarësisht se kontriboi në katër trofe të Champions League, dy tituj të La Ligas, një Copa del Rey dhe dy Super Kupa, uellsiani është jashtë listës së të preferuarve të Zinedine Zidane, transmeton Periskopi.
Zidane thjesht nuk dëshiron ta aktivizojë atë. Por problemi është se Bale nuk dëshiron të largohet.
Ai duket më shumë se i lumtur që po qëndron në bankën rezervë, duke u paguar 700 mijë euro në javë.

Ky është problemi. Real Madridi mezi pret ta heq qafe dhe madje ka ofruar ta paguajë gjysmën e rrogës së tij nëse e transferon ndonjë klub.
Por deri tani, asnjë klub nuk ka bërë ofertë për të.
Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, ai u rikthye nga Kombëtarja me një lëndim dhe i ka thënë ‘Los Blancos’ se nuk është i gatshëm të stërvitet.
Por situata ka arritur në një shkallë tjetër të katastrofës.
Sipas ‘Marca’, Real Madridi tash po mundohet ta ‘shlyejë’ Balen.

Në dyqanin zyrtar të klubit, fanellat e Bale janë larguar nga muret.
Ende mund të blini fanellën e tij, por ato janë të vendosura në magazinë, larg syve të njerëzve.
Përvec kësaj, ai nuk mori pjesë fare në lansimin e fanellave të reja të klubit. Secili yll tjetër u pa duke e reklamuar numrin e ri.
Në fund, ai nuk po shfaqet fare në stërvitje para sezonit të ri në La Liga. Thuhet se ai po trajnohet i vetëm në palestër, larg skuadrës dhe syve të njerëzve.
Sa i përket Real Madridit, situata është e qartë, Bale më thjesht nuk ekziston… natyrisht, vec rrogës prej 700 mijë eurove në javë që është i detyruar t’ia paguajë. /Periskopi.com/












