Reagojnë veteranët e Drenasit: Mos na përcjellni sepse ne nuk fshihemi

Reagojnë veteranët e Drenasit: Mos na përcjellni sepse ne nuk fshihemi

Organizata Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas kanë reaguar lidhur me përcjelljet që po iu bëhet përfaqësuesve të OVL-UÇK-së siç thonë nga individ të panjohur. Nga dega e OVL-UÇK, dega në Drenas kanë theksuar se tashmë dihet për luftën e pastër të UÇK-së, derisa ka shtuar asnjëherë nuk janë fshehur […]

Nga dega e OVL-UÇK, dega në Drenas kanë theksuar se tashmë dihet për luftën e pastër të UÇK-së, derisa ka shtuar asnjëherë nuk janë fshehur e që një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as tash. Në reagim thuhet se të tjerë janë ata që duhet të fshihen, “sepse një ditë do t’i mallkoj historia”.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dega Drenas, reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur. Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia”, thuhet në reagimin e OVL, dega në Drenas.

Mes tjerash në reagim thuhet se do të qëndrojnë të palëkundur në kauzën e tyre për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së.

“Ne kemi dalë faqebardhë në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar. Ne do të qëndrojmë të pa lëkundur në kauzën tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së”, thuhet mes tjerash në reagim.

Në fund veteranët kërkuan që mos përcjellën. “Prandaj mos na përcjellni sepse ne nuk fshihemi, nuk kemi për çfarë!”.

Ndërkohë që gjatë së martës, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij ‘facebook’ ka bërë të ditur për përcjelljet që sipas tij po iu bëhet përfaqësuesve të kësaj organizate.

“Mos na i përcjellin makinat e me harxhu derivate kot, sepse ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht”, ka shkruar Gucati.

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro