Reagimi i federatës greke pas fitores së Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Kosovës

Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia. Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët, raporton “Zeri.info”. Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në […]
Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët, raporton “Zeri.info”.
Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në formacionin bazë.
Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Greqisë.
Federata greke në mënyrë të thjesht ka pasqyruar rezultatin (1:2), derisa ka publikuar edhe disa fotografi të ndeshjes.












