‘Raketa e Rashicës’ – Uebsajti ‘Goal’ publikon videon e supergolit kundër Maltës

Para ndeshjes së parë të Kosovës në ciklin e dytë të Ligës së Kombeve, në rrjetet sociale po shpërndahet me të madhe goli i bukur i Milot Rashicës ndaj Maltës vitin e kaluar. Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni. Djelmoshat e Bernard Challandesit do […]
Para ndeshjes së parë të Kosovës në ciklin e dytë të Ligës së Kombeve, në rrjetet sociale po shpërndahet me të madhe goli i bukur i Milot Rashicës ndaj Maltës vitin e kaluar.
Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni.
Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga ora 20:45.
Rashica rocket ?pic.twitter.com/7GQQhQrO4n
— Goal (@goal) September 3, 2020
Tani edhe mediumi prestigjioz “Goal” e ka publikuar golin e Rashicës në rrjetin social “Twitter”, derisa ks shkruar:
“Raketa e Rashicës”.
Ndryshe, ndeshja Moldavi – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.












