PSG ia del përsëri edhe pa Neymar, demolon PSG-në

PSG ia del përsëri edhe pa Neymar, demolon PSG-në

Suksesi i dytë radhazi në Ligue 1 për Psg pas fillimit të keq të kampionatit. Formacioni i Tuchel likuidon në transfertë Nice, duke e mundur 3-0. Mbappé fitoi dhe transformoi penalltinë që zhbllokoi ndeshjen në të 38’; në fund të pjesës së parë Di Maria shtyu në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i portierit […]

Suksesi i dytë radhazi në Ligue 1 për Psg pas fillimit të keq të kampionatit.

Formacioni i Tuchel likuidon në transfertë Nice, duke e mundur 3-0.

Mbappé fitoi dhe transformoi penalltinë që zhbllokoi ndeshjen në të 38’; në fund të pjesës së parë Di Maria shtyu në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i portierit kundërshtar në goditjen e Mbappe, ndërsa në pjesën e dytë Marquinhos mbylli llogaritë me një goditje me kokë.

Pas fitores së vështirë në shtëpi me Metz, Psg gjen sukesin e dytë radhazi në kampionat, duke arritur në kuotën e 6 pikëve pikërisht Nice.

Pa Neymar të skualifikuar, është dashur një shpërthim i Mbappé që Psg të marrë avantazhin. Francezi depërtoi nga e majta në të 38’, duke u penguar brenda zonës nga Thuram-Ulien. Nga pika e bardhë sulmuesi francez nuk gaboi, duke i lehtësuar punën kryeqytetasve.

Pak para pushimit, pas një shtylle të Herrera, parisienët dyfishojnë: aksion personal i mrekullueshëm i Mbappé, goditja e të cilit u grushtua nga Benitez, që nuk mund të bënte asgjë ndaj Di Marias që e gjeti topin përpara me portën bosh.

Nice e rifilloi ndeshjen me bindje dhe me goditjen me kokë të Gouiri la të kuptonte se mund të ishte një pjesë e dytë interesante. Vendasit në fakt meritonin të paktën të rihapnin ndeshjen, sepse në të 54’ Atal impenjoi seriozisht Navas, që devijoi në kënd me majën e gishtave të majtën e tij potente.

Psg shtoi ritmin dhe Icardi goditi shtyllën, përpara se në të 66’ të vinte goli që vulosi ndeshjen: goditje dënimi e Di Marias e goditje me kokë e Marquinhos. Ndeshja mbyllet këtu dhe PSG kthehet të frikësojë Ligue 1.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova