Presidenti i Barcelonës mund të përballet me burg nëse Messi shitet këtë verë

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është nën presion të madh aktualisht. Dihet gjërësisht se sa i padëshiruar në mesin e fansave ishte ai para se Messi të kërkonte largimin, kështu që imagjinoni në cfarë figure është shndrruar ai në javën e fundit, transmeton Periskopi. Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Belague ka postuar vazhdimisht në […]
Dihet gjërësisht se sa i padëshiruar në mesin e fansave ishte ai para se Messi të kërkonte largimin, kështu që imagjinoni në cfarë figure është shndrruar ai në javën e fundit, transmeton Periskopi.
Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Belague ka postuar vazhdimisht në Twitter zhvillimet rreth situatës së Messit, teksa në postimet e fundit të bëra të hënën, ai zbuloi pse Barcelona është kaq e dëshpëruar për ta mbajtur Messin në sezonin e parë nën Ronald Koemanin.

Për më shumë, Belague shpjegon se Bartmoeu mund të akuzohet për ”keqmenaxhim të aseteve” nga zëvendësuesi i tij në postin e presidentit ose nga fansat me bileta sezonale, nëse ai nuk lufton për Barcën.
Befasisht, pasojat për një situatë të tillë janë aq të rënda, saqë ai mund të përfundojë prapa grilave.

Belague shkruan: ”Në fund, nëse ai shet Messin, presidenti ose fansat me biletë sezonale mund ta akuzojnë për keqmenaxhim të aseteve. Kjo mund të nënkuptojë pagesë të majme nga xhepi i tij personale ose madje edhe burg! Kështu që ai duhet ta luftojë largimin e Messit deri në fund.” /Periskopi.com/












