Presidenti Ademi: Kosova ka mentalitet fituesi, ia dalim edhe me mungesa

Kombëtarja e Kosovës sonte luan me shumë mungesa në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Kombeve kundër Greqisë, në ‘Fadil Vokrri’. Emra si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala së bashku me Vedat Muriqin, janë ata që do të mungojnë në përballjen e sontme që fillon nga […]
Emra si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala së bashku me Vedat Muriqin, janë ata që do të mungojnë në përballjen e sontme që fillon nga ora 20:45, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, mungesat nuk e shqetësojnë shumë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u beson shumë rezervistëve dhe thotë se dallimi në kualitet është shumë i vogël mes futbollistëve pasi ata janë në formë të lartë.
“Do të luajmë kundër Greqisë, ish-kampione evropiane, një skuadër me vlerë të madhe dhe një popull i madh. Përkundër kësaj, ne do të hyjmë në ndeshje për fitore. Skuadra ka mentalitet fitues,” u shpreh fillimisht Ademi.
“Ne do të kemi mungesa, mirëpo i kemi lojtarët zëvendësues. E mira jonë është që të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë, pa shumë dallime mes vete, andaj nuk pres shumë rënie në lojë. Uroj të jetë fati në anën tonë sonte”. /Periskopi.com/












