Policia e Kosovës nuk lejoi skuadrën serbe të kalojë kufirin për të zhvilluar ndeshje ilegale në Kosovë

Skuadra serbe Maçva nga Bogatiçi nuk ka mundur të futet dje në territorin e Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë ndeshjen me Trepçën fantome në Zveçan, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit. Autoritetet e Kosovës, ndalojnë klubin ilegal nga Serbia që të futet në Kosovë, duke […]
Skuadra serbe Maçva nga Bogatiçi nuk ka mundur të futet dje në territorin e Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë ndeshjen me Trepçën fantome në Zveçan, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit.
Autoritetet e Kosovës, ndalojnë klubin ilegal nga Serbia që të futet në Kosovë, duke iu treguar se këtu është shtet.
“Sipas vendimit të autoriteteve ekzekutive në Prishtinë, Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollistëve dhe stafit profesional të klubit tonë, iu ndalohet hyrja në të ashtuquajturën Republika e Kosovës”, shkruan mes të tjera në reagimin e klubit serb.
Klubi serb konfirmon se janë marr vesh që me ekipin rival të luajnë në një termin tjetër (të mërkurën) dhe në stadiumin e klubit Bane në Rashkë.












