Pjanic merr numrin legjendar te Barcelona

Miralem Pjanic e ka zgjedhur tashmë numrin që do ta bartë në fanellën e klubit të tij të ri, Barcelonë. Mesfushori boshnjak do ta veshë fanellën me numrin 8, të cilin e trashëgon nga i larguari Arthur dhe i cili u nderua nga legjenda Andres Iniesta, transmeton Gazeta Express. Pjanic iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj […]
Miralem Pjanic e ka zgjedhur tashmë numrin që do ta bartë në fanellën e klubit të tij të ri, Barcelonë.
Mesfushori boshnjak do ta veshë fanellën me numrin 8, të cilin e trashëgon nga i larguari Arthur dhe i cili u nderua nga legjenda Andres Iniesta, transmeton Gazeta Express.
Pjanic iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere në një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë me Arthur, i cili kaloi në Juventus.

Përfaqësuesi i Bosnjës ende nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët e vet të ri, për shkak se qëndroi mbi dy javë në vetizolim pasi ishte infektuar me koronavirus.
Pjanic ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2024, në të cilën ekziston një klauzolë largimi në vlerë 400 milionë euro.
Ai u prezantua sot si lojtar i Barcelonës dhe zgjodhi numrin 8 në fanellë.












