Periskopi zbulon hotelin ku do të qëndrojë Kombëtarja e Kosovës: Ja si duken dhomat dhe hapësirat

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nga ora 10:30 udhëton drejt Italisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Moldavisë. Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet, andaj është marrë vendimi që ky takim të luhet në Parma, saktësisht në stadiumin ‘Ennio Tardini’. Periskopi ka zbuluar se kontigjenti i futbollistëve së bashku me trajnerët do […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nga ora 10:30 udhëton drejt Italisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Moldavisë.
Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet, andaj është marrë vendimi që ky takim të luhet në Parma, saktësisht në stadiumin ‘Ennio Tardini’.
Periskopi ka zbuluar se kontigjenti i futbollistëve së bashku me trajnerët do të qëndrojnë në hapësirat e hotelit me katër yje ‘NH Parma’.
Hoteli është mjaft komod dhe me cmime të përballueshme, teksa kushton 90 euro nata për një dhomë për dy persona.
Në uebsajtin ‘booking.com’ ky hotel është i vlerësuar me notën 8.5 nga konsumatorët.
Më poshtë, Periskopi ju sjellë pamje nga dhomat dhe hapësirat e hotelit. /Periskopi.com/



























