Pamje nga stërvitja e Kombëtares mbrëmë, zbulohet pse nuk u stërvit Arbër Zeneli

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, para ndeshjes me Moldavinë. Të enjten më 3 shtator, Kosova takohet me Moldavinë në Parma të Italisë, në kuadër të fazës në grupë të Ligës C, grupit 3 në Ligën e Kombeve. Në stërvitjen e djeshme të Kosovës ishin të pranishëm 15 lojtarë, por nuk u […]
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, para ndeshjes me Moldavinë.
Të enjten më 3 shtator, Kosova takohet me Moldavinë në Parma të Italisë, në kuadër të fazës në grupë të Ligës C, grupit 3 në Ligën e Kombeve.
Në stërvitjen e djeshme të Kosovës ishin të pranishëm 15 lojtarë, por nuk u stërvit edhe Arbër Zeneli i rikthyer.
Sipas FFK, Zeneli nuk është stërvitur ditën e djeshme pasi arriti në orët e vona të pasdites në Kosovë.
Më poshtë mund t’i shihni sekuencat nga stërvitja e fundit e Kosovës. Stërvitja e radhës do të jetë sot në 18:00.












