Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në F1, shoferi dëgjohet duke thënë ‘duan të më vrasin’

Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë. Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina. Shoferët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar lëndime. Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka […]
Gara për çmimin e madh të Toskanës në Formula 1 ka filluar me një aksident të shumëfishtë.
Në xhiron e 6-të, në një aksident masiv janë përfshirë 4 makina.
Shoferët Giovinazi, Latifi, Magnusen dhe Sainz pas përplasjes kanë dalë të gjithë nga makinat dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Menjëherë pas këtij aksidenti, në pistë ka hyrë makina e sigurisë.
Shkaktar i aksidentit ka qenë Verstapen që ka goditur nga pas Gaslin, teksa nga gara dolën 7 shoferë.
Një nga shoferët e përfshirë ka qenë edhe Grosjean, i cili ka shpërthyer në komunikimin radio me skuadrën e tij.
“Ka qenë një budallallëk i atij që ka qenë në fillim. Duan të na vrasin apo çfarë? Është idiotësia më e madhe që kam parë ndonjëherë”.
There was a chaotic start to the #TuscanGP as first the Safety Car was brought out after Verstappen and Gasly crashed out on Lap 1, and then the race was red flagged after there was a second crash at the restart that wiped out four cars.#F1 #FormulaOne #TuscanGP pic.twitter.com/NRFxf52oK4
— ? (@golddiamondssss) September 13, 2020












