Nuk arritën marrëveshje, Bartomeu dhe babai i Messit do të takohen përsëri

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka raportuar të rejat më të fundit në lidhje me situatën e Leo Messi-t dhe lamtumirën e tij të mundshme nga Barcelona. Takimi mes babait të Pleshtit, Jorge Messi, dhe presidentit të Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu, është mbylluar panjë zgjidhje. Numri një i klubit spanjoll nuk ka lëvizur nga pozicioni […]
Takimi mes babait të Pleshtit, Jorge Messi, dhe presidentit të Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu, është mbylluar panjë zgjidhje.
Numri një i klubit spanjoll nuk ka lëvizur nga pozicioni i tij, duke i komunikuar babait-menaxher vendosmërinë për të mos negociuar në asnjë mënyrë shitjen e argjentinasit (gjithmonë nëse nuk paguhet klauzola 700 milionë euro).
Përkundrazi, preenti i Barcelona-s ka theksuar dëshirën për të punuar për rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera (d.m.th. deri në vitin 2023).












