Nga Barcelona nuk po largohen vetëm Messi e Suarez, po ‘ikin’ edhe golat – ja statistikat

Barcelona shënoi 110 gola në ndeshjet zyrtare të sezonit 2019-2020. Mesi dhe Suarez morën pjesë në 74 prej tyre, çka do të thotë 67.2%. Mesi shënoi 31 gola dhe dha 16 asiste për shokët e skuadrës (por jo Suarezit), ndërsa Suarez shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste (jo për Mesin). Ata bashkëpunuan me […]
Ata bashkëpunuan me njëri-tjetrin për 16 gola. Argjentinasi e asistoi uruguaianin 10 herë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me 6 asiste. Shifrat janë të qarta dhe tregojnë që Barcelona duhet të afrojë në skuadër sulmues që shënojnë 50-60 gola.
Nëse Kuman do të luftojë për trofe të rëndësishëm, atëherë nuk duhet të kënaqet vetëm me të rinjtë që ka në skuadër, por të zëvendësojë futbollistët që kanë bërë histori në klub si Leo Mesi dhe Luis Suarez. Të dy përflitet se do të largohen në këtë merkato.
Që nga koha kur janë bashkë në skuadër, Leo Mesi ka shënuar 280 gola dhe Suarezi 198 gola, shifra që e kanë lejuar të bëhet golashënuesi i tretë i historisë. Të dy bashkë kanë shënuar 478 gola dhe kanë dhënë 244 asiste. Nga Barça nuk po largohet vetëm një pjesë e historisë, por edhe golat…












