Në Gjermani rikthehen tifozët: Ky është klubi i parë që tifozët do ta presin në tribuna

RB Leipzigu është bërë klubi i parë i Bundesligës gjermane të cilit i janë lejuar një numër i tifozëve për ndeshjen hapëse të edicionit 2020/21. Autoritetet shëndetësore të qytetit të martën kanë dhënë leje që për ndeshjen hapëse të lejohen 8500 tifozë, shkruan Reuters. Qyteti ka thënë se klubi, që arriti në gjysmëfinale të Ligës […]

RB Leipzigu është bërë klubi i parë i Bundesligës gjermane të cilit i janë lejuar një numër i tifozëve për ndeshjen hapëse të edicionit 2020/21.

Autoritetet shëndetësore të qytetit të martën kanë dhënë leje që për ndeshjen hapëse të lejohen 8500 tifozë, shkruan Reuters.

Qyteti ka thënë se klubi, që arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e sapo përfunduar, do të mund të ketë këtë numër të tifozëve për ndeshjen e 20 shtatorit kundër Mainzit nëse nuk përkeqësohet situata epidemiologjike.

“Pas një ekzaminimi të detajuar autoritetet shëndetësore në Leipzig kanë aprovuar planin strikt shëndetësor të klubit të Bundesligës, RB Leipzig”, thuhet në komunikatën e qytetit. “Kjo nënkupton se për ndeshjen e parë të stinorit më 20 shtator do të lejohen 8500 tifozë”.

Gjithë tifozët janë të detyruar të mbajnë maska dhe do të vendosen në grupe të vogla të ndara në stadiumin që ka 42 mijë ulëse. Nuk do të ketë tifozë mysafirë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova