Mourinho e kritikoi se shënon vetëm nga penalltitë, më në fund përgjigjet Bruno Fernandes

Mourinho e kritikoi se shënon vetëm nga penalltitë, më në fund përgjigjet Bruno Fernandes

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, i është përgjigjur kritikave të Jose Mourinhos ndaj rekordit të tij në gjuajtjen e penalltive, duke nënvizuar se Kevin De Bruyne është lojtari i vetëm që ka statistikat më të mira se ai për përfshirje në gola. Fernandes i shënoi 12 gola në 22 ndeshjet e para për Unitedit, […]

Fernandes i shënoi 12 gola në 22 ndeshjet e para për Unitedit, të cilit iu bashkua nga Sporting CP në janar, transmeton Gazeta Express.

Ai i dhuroi edhe tetë asiste për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer gjatë kësaj kohe, duke i ndihmuar ta zërë vendin e tretë në Premierligë.

Megjithatë, tetë prej 12 golave të tij erdhën nga pika e bardhë, në një sezon gjatë të cilit Unitedi i fitoi 20 penallti në të gjitha garat.

Unitedi vendosi rekord të ri për më së shumti penallti të fituara në ligën elitare angleze (14) dhe Mourinho, i cili ishte në stolin e Old Trafford nga viti 2016 deri më 2018, nuk ka mundur të durojë pa e ngacmuar Fernandesin kur është pyetur për ndikimin e tij në Manchester.

“Bruno erdhi, ishte me kondicion të mirë, luajti shumë mirë, e përmirësoi ekipin e Unitedit dhe po ashtu dëshmoi se është gjuajtës shumë i mirë i penalltive, ndër më të mirët në botë, sepse i kishte 20 sosh për t’i shënuar”, pati thënë trajneri i Tottenhamit në korrik.

Fernandes i është përgjigjur komenteve të Mourinhos tani, duke thënë: “Sinqerisht nuk ndihem i ngacmuar”.

“Ndiej se jam gjuajtës i mirë i penalltive dhe asgjë më shumë, e kuptoj, por ajo që e marr nga fjalët e Mourinhos, sepse jam person pozitiv, është ajo që ai tha se i godas shumë mirë penalltitë”, shtoi ai.

“I dëgjoj njerëzit duke thënë ‘ah, ai shënon vetëm nga penalltia’, por pak kohë më parë i pashë statistikat dhe, përjashtuar penalltitë, vetëm Kevin De Bruyne ka përfshirje më të lartë në gola në Angli sesa unë, sa i përket mesfushorëve”, nënvizoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova