Moldavi-Kosovë: Statistikat tregojnë dominimin e Kosovës, por pak ka rëndësi kjo

Është mbyllur pjesa e parë. në ndeshjen mes Moldavisë dhe Kosovës në “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë. Kosova po e zhvillon sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve. Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 për Moldavinë, teksa për moldavët shënoi Nicolaescu në minutën e 20-të. “Dardanët” […]
Kosova po e zhvillon sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 për Moldavinë, teksa për moldavët shënoi Nicolaescu në minutën e 20-të.
“Dardanët” ishin më kërkues dhe dominues në këtë pjesë lojë, por pa fat deri më tani.

Në pjesën e parë, në aspektin e statistikave, Kosova e kishte posedimin me 71 përqind, derisa kishte edhe katër tentime për gol, por asnjë drejt portës.
Ndërkaq, moldavët kishin tre tentime për gol, dhe dy goditje i kishin në portë.
Djelmoshat e Bernard Challandesit kërkojnë vetëm tre pikë në ndeshjen e sontme ndaj moldavëve.












