Moldavi-Kosovë: Mbyllet pjesa e parë, reagimi i dobët në mbrojtje u kushton ‘Dardanëve’

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Moldavisë dhe Kosovës, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, që po luhet në Parma të Italisë. Ishte një ndeshje e dominuar në posedim nga ‘Dardanët’, por pati mungesë të iniciativës në sulm, si dhe pasiguri në mbrojtje. Në fakt, pikërisht kjo pasiguri në mbrojtje […]
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Moldavisë dhe Kosovës, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, që po luhet në Parma të Italisë.
Ishte një ndeshje e dominuar në posedim nga ‘Dardanët’, por pati mungesë të iniciativës në sulm, si dhe pasiguri në mbrojtje.
Në fakt, pikërisht kjo pasiguri në mbrojtje u kushtoi djelmoshave të Bernard Challandesit në minutën e 19-të, kur Nicolaseu shënoi për 1-0, që ishte edhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Ky gol erdhi pas një krosimi nga krahu i djathtë, teksa mbrojtësit tanë dështuan të spastrojnë rrezikun duke lejuar njërin prej sulmuesve moldav të gjuajë me kokë, me Aro Muricin që fillimisht e priti tentativën e parë, por Nicolaseu qëlloi nga topi i kthyer.
Shikoni edhe njëherë golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/












