Ministri i Brendshëm për aksionin në Karaçevë: Nuk do të jetë i fundit

Ministri i Brendshëm për aksionin në Karaçevë: Nuk do të jetë i fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se do të ketë edhe aksione tjera kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit. Ka thënë se veprimet e Policisë në Karaçevë do të duhet të ndodhin më herët. Ministri i Brendshëm ka thënë se në aksionin e mbrëmshëm të Policisë gjithçka ka shkuar sipas planit […]

Ministri i Brendshëm ka thënë se në aksionin e mbrëmshëm të Policisë gjithçka ka shkuar sipas planit të përgatitur nga organet e hetuesisë dhe ndjekjes.

“Aksioni ka shkuar mirë, është përgatitur në mënyrë të duhur. Lufta ndaj krimit, korrupsionit, lojërave të fatit nuk do të ndalet me këtë aksion”, ka thënë Veliu, në një bisedë të shkurtër për Express.

Ai ka paralajmëruar edhe aksione tjera në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ka thënë se nuk do të kursehet askush në këtë betejë.

“Nuk do të jetë aksioni i fundit të policisë në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit”, ka shtuar ai.

Mbrëmë, Policia e Kosovës ndërmori një aksion ku prangosi 33 persona, në mesin e të cilëve edhe 10 policë.

Në kohën kur Kryeministër ishte Albin Kurti, ky aksion nuk ishte përkrahur. Albin Kurti kishte thënë se nuk lejoi aksionin në Karaçevë pasi nuk dihej saktë se e kujt ishte ajo pjesë dhe nuk kishte një dokument në formë analize për aksionin.

Agim Veliu, Ministër i Brendshëm, edhe para disa kohësh kishte thënë se Albin Kurti nuk ka pasur guxim t’u japë përkrahje institucioneve të rendit, për të marrë aksione kundër krimit dhe korrupsionit.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik