Messi: Familja ime nisi të qante kur vendosa të largohesha nga Barcelona

Lionel Messi ka bërë publike vendimin për të ardhmen e tij, raporton Insporti. Lojtari më i mirë në botë ka njoftuar opinionin publik se ai do të qëndrojë në Barcelonë edhe për sezonin e ardhshëm por ka bërë akuza të rënda në drejtim të presidentit, Josep Bartomeu. “Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar […]
Lojtari më i mirë në botë ka njoftuar opinionin publik se ai do të qëndrojë në Barcelonë edhe për sezonin e ardhshëm por ka bërë akuza të rënda në drejtim të presidentit, Josep Bartomeu.
“Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e madhe. E gjithë familja filloi të qante, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona, as nuk donin të ndryshonin shkollën. Por unë pashë më larg dhe dua të garoj në nivelin më të lartë, të fitoj tituj, të garoj në Ligën e Kampioneve.”
“Ju mund të fitoni ose të humbni në të, sepse është shumë e vështirë, por duhet të garoni. Të paktën të garojmë për ta fituar trofeun dhe le të mos dorëzohemi siç bëmë në Romë, Liverpool dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim. Mendova dhe isha i sigurt që isha i lirë të largohesha, presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qëndroja apo jo”, u shpreh Messi












