Me gjithë mungesat e rëndësishme ‘Dardanët’ kërkojnë fitore kundër Greqisë

Me gjithë mungesat e rëndësishme ‘Dardanët’ kërkojnë fitore kundër Greqisë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, […]

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës. Atmosfera në ekipin e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa entuziazmi për t’u rikthyer te fitorja në shtëpi është i madh, me gjithë mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.

Para stërvitjes në konferencë për media Challandes vuri në pah se Greqia është favorite për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin C, por ishte këmbëngulës se nuk e ndryshon filozofinë e lojës së tij, prandaj edhe në këtë ndeshje do të luajë për fitore.

“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne. A do të luajmë për fitore apo për barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka deklaruar Challandes.

Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët do ta japin maksimumin në këtë përballje të vështirë.

“Çdo ndeshje ka vende për përmirësim, nëse dëshiron të gjesh situata negative mund të gjesh. Mendoj se kemi luajtur mirë edhe ndaj Moldavisë, por është e qartë se duhet ta përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin e aksioneve. Na mungojnë shumë lojtarë për ndeshjen me Greqinë dhe çdo mungesë është e madhe për neve, por shpresoj që futbollistët që do të jenë në fushë ta kryejnë punën siç duhet”, ka thënë Rrahmani.

Pas stërvitjes grupi i tifozëve “Dardanët” kishin përgatitur një befasi për futbollistët e Kombëtares, duke krijuar një spektakël me fishekëzjarre në afërsi të stadiumit për t’i motivuar ata edhe më shumë për duelin e nesërm, i cili për shkak të pandemisë Covid-19 do të zhvillohet pa prani të shikuesve.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova