Lojtari i Real Madridit ‘nuk i lë rehat’ vajzat shqiptare, pas Taynes ngacmon moderatoren shqiptare

Braziliani Viniciues vazhdon të pëlqejë vajzat shqiptare. Gea Braha u bë e njohur 5 vite më parë kur u bë pjesë e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën dhe sot ajo është gazetare sportive. E ndjekur nga 270 mijë ndjekës në Instagram moderatorja gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për fotot e saja. Moderatorja paraqitet gjithmonë superseksi dhe provokative duke […]
Gea Braha u bë e njohur 5 vite më parë kur u bë pjesë e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën dhe sot ajo është gazetare sportive.
E ndjekur nga 270 mijë ndjekës në Instagram moderatorja gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për fotot e saja.
Moderatorja paraqitet gjithmonë superseksi dhe provokative duke treguar format e saja perfekte.
E siç duket këto foto i kanë rënë në sy dhe futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior.
Ishte vetë moderatorja e cila ka bërë të ditur se Vinicius i ka shkruar asaj.
Nga postimi i bërë duket se Vinicius i ka dërguar asaj një fotografi, por që moderatorja ka zgjedhur të mos i kthejë përgjigje.
“Nuk do ta vaar joo, kot e ke”, ka shkruar Gea Braha.
Kujtojmë që ylli i Real Madridit njihet dhe për shoqërinë që ka me reperen e njohur Taynan.















