Liverpooli triumfon kundër Chelseat falë epërsisë numerikë, ‘Të Kaltërit’ të pafat – një penallti e humbur

Liverpooli ka mposhtur Chelsean në ‘Stamford Bridge’ me rezultat solid 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier Leagues. ‘Të Kaltërit’ mbetën me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe nga ai moment ndeshja ishte e ‘Të Kuqve’. Në pjesën e dytë, Sadio Mane shënoi dy […]
Liverpooli ka mposhtur Chelsean në ‘Stamford Bridge’ me rezultat solid 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier Leagues.
‘Të Kaltërit’ mbetën me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe nga ai moment ndeshja ishte e ‘Të Kuqve’.
Në pjesën e dytë, Sadio Mane shënoi dy herë brenda katër minutave, me Kepan që bëri një gabim trashanik për golin e dytë dhe kaq mjaftoi për t’i dhuruar Liverpoolit pikët e plota.
Pas dy ndeshjeve, ‘Të Kuqtë’ kanë gjashtë pikë, ndërsa Chelsea vetëm tri. /Periskopi.com/












