Lionel Messi e ofendon rëndë kundërshtarin pasi e goditi atë gjatë miqësores parasezonale

Lionel Messi u rikthye në aksion me Barcelonën të shtunën e kaluar, duke luajtur në një miqësore parasezonale kundër Gimnastic de Tarragona. Messi nuk shënoi në fitoren 3-1 të Barcelonës, por u përplas me një kundërshtar pas përfundimit, transmeton Periskopi. Sipas mesfushorit të Gimnastic, Javier Ribelles, argjentinasi e quajti atë ‘gomar’ pasi e goditi gjatë […]
Messi nuk shënoi në fitoren 3-1 të Barcelonës, por u përplas me një kundërshtar pas përfundimit, transmeton Periskopi.
Sipas mesfushorit të Gimnastic, Javier Ribelles, argjentinasi e quajti atë ‘gomar’ pasi e goditi gjatë ndeshjes.

‘Cka po bën, idiot? A e ke ndërmend të ndalosh së më godituri, gomar?’ tha Messi, sipas Ribelles.
Në tentativë për ta qetësuar situatën, ylli i Gimnastic u përgjigj:
‘Kur je më i miri duhet të të godas, nuk mund të të lejoj të kthehesh pasi do më mposhtësh.’ /Periskopi.com/












