Lionel Messi bëhet miliarderi i dytë në futboll, kryeson listën e më të pasurve [Forbes]
![Lionel Messi bëhet miliarderi i dytë në futboll, kryeson listën e më të pasurve [Forbes]](/cnt/019de384-19fa-7f00-95b1-fb1cbd5fcbf2__m.webp)
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari më i paguar në botën e futbollit. Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka qenë pjesë e pandashme e kryetitujve gjatë verës, pasi dërgoi kërkesë largimi te klubi. Mirëpo, në fund u gjet rruga e pajtimit dhe lojtari qëndroi, transmeton Periskopi. Nuk dihet nëse ai do të […]
Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka qenë pjesë e pandashme e kryetitujve gjatë verës, pasi dërgoi kërkesë largimi te klubi.
Mirëpo, në fund u gjet rruga e pajtimit dhe lojtari qëndroi, transmeton Periskopi.
Nuk dihet nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet në fund të sezonit të ardhshëm, por sigurisht, ndërkohë kuleta e tij nuk do të vuajë.
Tashmë dihet se për një kohë të gjatë Messi është lojtari më i paguar në botën e futbollit, por Cristiano Ronaldo ishte bërë miliarderi i parë në futboll.
Dhe tani ‘Forbes’ raporton se Messi, pasi e zgjidhi problemin me kontratën, është ngritur në atë status si rivali i tij nga Portugalia.
Raporti i ‘Forbes’ potencon se Messi dhe Ronaldo janë atletët e vetëm nga të gjitha sportet ekipore që kanë fituar një miliard gjatë karrierave të tyre dhe të dy kryesojnë listën e më të paguarve për vitin 2020.
‘Forbes’ formulon shifrat bazuar në bisedat me agjentët e futbollistëve, sponsorëve të tyre dhe ekspertët e futbollit nga të dyja anët, përfshirë rrogat nga klubi dhe angazhimet e tjera.
Më poshtë, lista e plotë e futbollistëve më të pasur:
10. David de Gea (Manchester United) – $27 million
Rroga: $24 million
Tjera: $3 million
9. Robert Lewandowski – $28 million
Rroga: $24 million
Tjera: $4 million
8. Gareth Bale (Real Madrid) – $29 million
Rroga: $23 million
Tjera: $6 million
7. Antoine Griezmann (Barcelona) – $33 million
Rroga: $28 million
Tjera: $5 million
6. Paul Pogba (Manchester United) – $34 million
Rroga: $28 million
Tjera: $6 million
5. Mohamed Salah (Liverpool) – $37 million
Rroga: $24 million
Tjera: $13 million
4. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – $42 million
Rroga: $28 million
Tjera: $14 million
3. Neymar (Paris Saint-Germain) – $96 million
Rroga: $78 million
Tjera: $18 million
2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – $117 million
Rroga: $70 million
Tjera: $47 million
1. Lionel Messi (Barcelona) – $126 million
Rroga: $92 million
Tjera: $34 million












