Largimi i Messit nga Barcelona, reagon Sergio Ramos – ja çka thotë ai

Lamtumira e mundshme e Lionel Messit është padiskutim çështja më e nxehtë e momentit dhe shumë reagime ka pasur nga shokë ekipi por edhe kundërshtarë! Në një konferencë për shtyp që nga grumbullimi i Spanjës, kapiteni i Roja dhe Real Madrid, Sergio Ramos foli për rastin Leo Messi: “Nuk është një temë që na shqetëson. […]
Në një konferencë për shtyp që nga grumbullimi i Spanjës, kapiteni i Roja dhe Real Madrid, Sergio Ramos foli për rastin Leo Messi:
“Nuk është një temë që na shqetëson. Por unë mendoj se ai ka fituar të drejtën të vendosë për të ardhmen e tij. Nuk e di nëse ai po e bën atë në mënyrën e duhur, e sigurt është që për La Liga, për Barcelonën dhe gjithashtu për ne do të ishte mirë nëse ai do të qëndronte. Ai e bën La Ligën më të bukur, ekipin e tij më të fortë dhe El Clasico më interesant “.












