‘Largimi i Messit nga Barcelona do të ishte tradhtia më e madhe në histori të futbollit’

Shumë fansa të futbollit asnjëherë nuk kishin ëndërruar se do ta shihnin ditën që Messi do të largohej nga Barcelona në rrethana kontraverse. Superylli argjentinas ka kaluar 16 vite në Kataluni, duke e stabilizuar veten si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve (për debat), transmeton Periskopi. Shumica prej nesh besuan se Messi do […]
Superylli argjentinas ka kaluar 16 vite në Kataluni, duke e stabilizuar veten si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve (për debat), transmeton Periskopi.
Shumica prej nesh besuan se Messi do ta mbyllte karrierën në Barcelonë, mirëpo kjo duket se ka pak gjasa të ndodhë tash.
Shumica besojnë se Messi meriton më mirë pas rënies së Barcelonës në vitet e fundit nën urdhërat e Josep Maria Bartomeut.

Sidoqoftë, ka të tillë që besojnë se 33-vjecari po e tradhëton Barcelonën dhe gazetari spanjoll, Edu Aguirre është një prej tyre.
Duke folur për ‘El Chiringuiton’, Aguirre tha:
”Për mua, Messi po e bën tradhëtinë më të madhe në histori të futbollit,” tha ai.

Fansat e Barcelonës nuk e meritojnë këtë. Messi po i lë ata. Ky është momenti që Leo Messi të mbajë një konferencë për shtyp dhe të thotë: ‘Po qëndroj sepse kam kujtime dhe e di cka është ky klub për mua.’
”Messi po kërcen nga anija që është duke u fundosur. Ai nuk duhet të largohet tani.”
A ka të drejtë Aguirre? Ky është një debat që do të jetë prezent shumë gjatë. E vërtetë se Messi po e lë klubin në momentin më të keq në dekadën e fundit. /Periskopi.com/












