Kush e merr i pari e kush i fundit vaksinën kundër koronavirusit

Kush e merr i pari e kush i fundit vaksinën kundër koronavirusit

Çdo vaksinë eventuale e coronavirusit duhet t’u shkojë së pari njerëzve më të rrezikuar që të infektohen dhe ta përhapin tek të tjerët, këshilloi një komitet i pavarur amerikan. Drafti i raportit nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë së SHBA-ve bën rekomandime të ngjashme me ato që kanë ardhur nga grupet e tjera, […]

Çdo vaksinë eventuale e coronavirusit duhet t’u shkojë së pari njerëzve më të rrezikuar që të infektohen dhe ta përhapin tek të tjerët, këshilloi një komitet i pavarur amerikan.

Drafti i raportit nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë së SHBA-ve bën rekomandime të ngjashme me ato që kanë ardhur nga grupet e tjera, por ata kanë hyrë në detaje për të shpjeguar se pse punëtorët shëndetësorë, për shembull, duhet të jenë ndër të parët që të marrin një vaksinë, raporton CNN.

Drafti me 115 faqe është i hapur për komente gjersa Komiteti i pavarur në Akademitë Kombëtare u krijua me kërkesë të Instituteve Kombëtare të Shëndetit dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët donin një zë të jashtëm këshillues për shpërndarjen e vaksinave, transmeton Telegrafi.

Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit gjithashtu do të vlerësojë mënyrën e shpërndarjes së vaksinës.

Dokumenti kornizë peshon katër kritere të ndryshme, të cilat janë të renditura më poshtë.

Rreziku i infektimit: Prioritet më të lartë u jepet individëve që mund të gjenden në mjediset ku besohet se qarkullon COVID-19 dhe ekspozimi ndaj një doze të mjaftueshme të virusit.

Rreziku i sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve: Prioritet më i lartë u jepet individëve që kanë një probabilitet më të madh të sëmuren rëndë ose mund të vdesin nëse infektohen.

Rreziku i ndikimit negativ në shoqëri: Prioritet më i lartë u jepet individëve me funksion shoqëror nga të cilët varet drejtpërdrejt jeta e njerëzve të tjerë dhe do të rrezikohej jeta e tyre nëse ata sëmuren.

Dhe rreziku i transmetimit të sëmundjes tek të tjerët: Prioritet më i lartë u jepet individëve që kanë një probabilitet më të lartë për të transmetuar sëmundjen tek të tjerët.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve