Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Krasniqi: Në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se ka shqetësime për dakordimin e palës kosovare për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit si resurs i madh ujor i Kosovës. “Ideja se mund të ketë një bashkëpronësi (të liqenit), është shqetësuese jashtë kontekstit të njohjes reciproke (Kosovë-Serbi). […]

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ka shqetësime për dakordimin e palës kosovare për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit si resurs i madh ujor i Kosovës.

“Ideja se mund të ketë një bashkëpronësi (të liqenit), është shqetësuese jashtë kontekstit të njohjes reciproke (Kosovë-Serbi). Shtetet që e njohin njëra-tjetrën arrijnë marrëveshje që janë edhe në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave. Këtë jashtë kontestit të njohjes reciproke, e shohim të rrezikshme për shkak të mundësisë së hapjes së çështjes së resurseve tjera të Kosovës”, është shprehur Krasniqi

Një tjetër shqetësim ai ka përmendur hyrjen e Kosovës në mini-Shëngen, kundër të cilit janë shprehur më herët krerët e institucioneve të Kosovës.

PDK e refuzuar ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë, por Krasniqi thotë se kjo parti ka mbështetur arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në Uashington, gjë e cila nuk ndodhi në tavolinën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne si PDK e kemi mbështetur delegacionin dhe mbështesim një marrëveshje që i jep fundin një konflikti. Kjo nuk ndodhi. Shkuarja me një delegacion të madh atje nuk ka qenë serioze”, tha Krasniqi, duke shtuar se në mungesë të njohjes, gjithçka tjetër është e rrezikshme për Kosovën.

Krasniqi e ka quajtur jetike përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut, pas rrezikimit të raporteve nga ana e ish-Qeverisë Kurti, teksa ka shtuar se në takimin në Shtëpinë e Bardhë s’ka pasur ‘thika mbi harta’ sikurse kishte thënë kreu i Vetëvendosjes rreth shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik