Kosova nuk lejon turpërimin kundër Moldavisë: Barazon por Challandes nuk do të jetë aspak i kënaqur

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, kundër Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve. Pjesa e parë u dominua nga ”Dardanët” por ishin moldavët ata që shënuan, duke kaluar në epërsi në minutën e 20-të përmes Nicolaescus, i cili shfrytëzoi në mënyrën […]
Pjesa e parë u dominua nga ”Dardanët” por ishin moldavët ata që shënuan, duke kaluar në epërsi në minutën e 20-të përmes Nicolaescus, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mundshme reagimin e dobët të mbrojtjes kosovare, shkruan Periskopi.
Djelmoshat e Bernard Challandesit luftuan shumë në vazhdim dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 71-të, kur Benjamin Kololli shënoi për mrekulli me një goditje nga brendësia e zonës.
Pas këtij barazimi, Kosova dhe Moldavia kanë nga një pikë në Grupin 3 të Ligës C, aty ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Sllovenia.
Sigurisht, Challandes do të jetë mjaft i zhgënjyer me rezultatin, pasi kishte deklaruar edhe para ndeshjes se pret vetëm fitoren në këtë takim. /Periskopi.com/












