Kosova favorite absolute: Statistikat horror të Moldavisë në shtatë ndeshjet e fundit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fushatës së re në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, me fillim nga ora 20:45. Përballja luhet në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali, pasi Moldavia nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, kjo pak u intereson djelmoshave të Bernard Challandesit, të cilët sonte […]
Përballja luhet në ”Ennio Tardini” të Parmës, Itali, pasi Moldavia nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, kjo pak u intereson djelmoshave të Bernard Challandesit, të cilët sonte konsiderohen favoritë absolut.
Gjiganti i basteve, ”bet365” e ka kuotuar me 1.4 fitoren e Kosovës, ndërsa 9.0 atë të Moldavisë që flet qartë.
Sigurisht, vështirë ta fajësojmë ”bet365” që i ka vënë kuotë kaq të lartë fitores së Moldavisë, kur marrim parasysh se kjo Kombëtare nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.
Në fakt, Moldavia i ka shtatë humbje në shtatë takimet e fundit, duke pësuar 18 gola në proces, teksa i ka shënuar vetëm dy.
Në anën tjetër, Kosova në shtatë takimet e fundit i ka regjistruar katër fitore dhe tri barazime, duke pësuar 14 gola dhe duke shënuar 12. /Periskopi.com/












