Koeman ia gjuan fajin Barcelonës: Messi kishte konflikt me klubin, jo me mua

Koeman ia gjuan fajin Barcelonës: Messi kishte konflikt me klubin, jo me mua

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka insistuar se nuk ka konflikt mes tij dhe Lionel Messit, pas vendimit të legjendës së klubit për të ndryshuar kurs dhe për të qëndruar me skuadrën katalanase. Messi e informoi Barcelonën se dëshironte të largohej pas sezonit 2019-2020, një fushatë zhgënjyese, pa asnjë trofe dhe që u mbyll me humbjen […]

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka insistuar se nuk ka konflikt mes tij dhe Lionel Messit, pas vendimit të legjendës së klubit për të ndryshuar kurs dhe për të qëndruar me skuadrën katalanase. Messi e informoi Barcelonën se dëshironte të largohej pas sezonit 2019-2020, një fushatë zhgënjyese, pa asnjë trofe dhe që u mbyll me humbjen poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, 33-vjeçari e ktheu kursin në fillim të këtij muaji, duke i thënë “Goal” se do të qëndronte në “Camp Nou”, ngaqë nuk do që të përfshihet në një betejë ligjore me klubin e jetës. Messi tani është kthyer te Barcelona përpara sezonit të ri, me të ardhmen në dyshim, pasi ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës aktuale.

Koeman, i cili u soll për të zëvendësuar Quique Setien, pas disfatës ndaj Bayernt, ka thënë se çdo konflikt që ekziston është midis lojtarit dhe klubit. Ai dhe Messi kanë folur shumë herë, që kur argjentinasi deklaroi qëllimin për të qëndruar në “Camp Nou”.

“Unë dhe Messi shkojmë shumë mirë, – tha ish-trajneri i kombëtares hollandeze për “Fox Sports”. – Ky ishte kryesisht një konflikt mes Messit dhe klubit. Unë kam folur me Messin që nga ajo kohë dhe do të vazhdojmë si zakonisht”. Një pjesë e ankesave të Messit për Barcelonën përfshinin blerjet e dobëta të klubit në sezonet e fundit, pasi legjendat si Xavi dhe Andres Iniesta u larguan dhe nuk janë zëvendësuar në mënyrë adekuate.

Megjithëse Barcelona është e lidhur me një mori emrash këtë verë, Koeman ka pranuar se skuadra e tij duket se do ta fillojë sezonin e ri me grupin që ka aktualisht: “Tani jemi duke rendur drejt sezonit të ri dhe supozoj se do të luajmë me këtë grup, me të cilin jemi duke u përgatitur”.

Ylli i Lyon-it, Memphis Depay, të cilin Koeman e trajnoi te Hollanda, është një nga lojtarët më i lidhur me kalimin në “Camp Nou”. Sidoqoftë, presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, ka thënë se kolegu i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, personalisht i ka pohuar atij se nuk kishin fonde për të bërë ofertë: “Presidenti i Barçës më tregoi të dielën se po vuanin shumë nga kriza e Covid dhe nuk kishte mundësinë të bënte një ofertë për Depay”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova