Klubi prizrenas i kërkon gati 1 milion euro Lazios për 200 euro rrogë që i jepte Muriqit

Një klub i vogël prizrenas me emrin Liria i ka shkruar ekipit të Lazios duke i kërkuar të përfshihet në 5 përqindëshin e shifrës së ndarë pas transferimit të Vedat Muriqit nga Fenerbahçe. Muriqi u transferua te Lazio për hiç më pak se 17 milionë e 500 mijë euro. Nga kjo shumë del se 5 […]
Muriqi u transferua te Lazio për hiç më pak se 17 milionë e 500 mijë euro. Nga kjo shumë del se 5 për qind do të duhet t’i ndahen ekipeve në të cilat ai është zhvilluar si futbollist.
Shuma e ofruar për ekipet që kanë zhvilluar Muriqin e ri kësisoj pritet të jetë 874 mijë euro.
Duket se dy klube shqiptare do të përfitojnë nga ky 5 për qindësh dhe Liria pa të drejtë nuk është përfshirë në të, shkruan Periskopi.
Muriqi do të paguhet 42 mijë euro në javë ose mbi 2 milionë euro në vit te ekipi romak.
Nuk dihet nëse klubi prizrenas ka të drejtë ligjërisht në këtë kërkesë./Periskopi












